Lajme

Shpërthim në portin e Stambollit, raportohen disa të plagosur

/ – Disa persona janë plagosur gjatë një shpërthimi në një port të Turqisë, njoftoi sot transmetuesi shtetëror TRT.

“Shërbimet e shpëtimit dhe forcat e sigurisë u vendosën në zonën e portit rreth 75 kilometra në jug-lindje të Stambollit”, tha TRT.

Shkaku i shpërthimit në depon e grurit ishte fillimisht i paqartë.

Videot në rrjetet sociale treguan një re të madhe tymi.