![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/08/kaltrina-ajeti-kjo-shoqeri-eshte-cmend_64d201313a351.png?resize=718%2C375&ssl=1)
Kaltrina Ajeti është një nga figurat më të njohura të ekranit në Kosovë.
Ajo, është drejtuese e emisionit “Divers” në “RTK”, ku diskuton për tema me rëndësi për shoqërinë në përgjithësi.
Kaltrina, me profesion psikologe, domen ka psikologjinë sociale dhe atë të medias, shkruan “Kosovarja”.
Në mbishkrimin e fundit të lënë në faqen e saj në “Facebook”, Ajeti hedh një vështrim mbi realitetin aktual në vend.
“Duke qene psikologe me profesion me interes te theksuar ne psikologjinë sociale dhe psikologjinë e medias, tash e sa vite them qe “nuk kemi pare gjë akoma”.
Traumat e viteve 90-ta, te përcjellura me kompleksin dhe lakminë e viteve 2000, kane qene bombe e kurdisur sociale e psikologjike…..e cila po shpërthen tani!
Gjuajtjes me arme brenda ne lokal, ekzekutim ne pike te ditës, shkelja me kerr e dy te rinjeve si ne filma dhe kërcënimi i taksistit me thike, janë vetëm disa nga ngjarjet qe shënuan 4ditet e fundit!
Kjo shoqëri është çmend!
Çmendurie e shihini ne vozitje, ne bisedat ne tavolina, ne postime, ne komplotet dhe shantazhet online, ne dhunën brenda familjes, ne smirën e shumicës qe e takon!
Siguria dhe mirëqenie e kësaj shoqërie duhet me qene prioriteti numër 1 i shtetit. Prej pandemisë e tutje nuk ka asnjë politike kombëtare për ketë çështje.
Njerëzit janë çmend!”