ShowBizzz

LAB me “Simpati” konkuron hitet e verës

” Simpati” quhet projekti më i ri nuzikor ardhur nga artisti simpatik LAB dhe tashmë për dy javë jo vetëm ka marrë mijëra klikime por është kthyer në një hit.

Një tekst dhe video mjaft e përshtatur për verën e nxehtë, ku pamjet dhe realizimi i klipit mjaft të bukur vijnë nga FX Pro Video.

Nëse ende nuk e keni dëgjuar apo klikuar ne ju ftojmë ta shihni e ta dëgjoni në linkun më poshtë.

Artisti i njohur edhe në botën e aktrimit shpesh herë vjen me projekte shumë të bukura muzikore që megjithëse jeton larg Kosovës nuk harron të kēndojë vetëm në gjuhën shqipe.