ShowBizzz

Marina e Orikumit, e vetmja me standarte të larta në ankorimin e jahteve në Shqipëri, po vjen projekti i Resortit me Vila dhe Apartamente në Marinë

Turizmi shqiptar po zhvillohet edhe në dimensione të ndryshme.

Tashmë edhe në Shqipëri mund të përfitoni nga turizmi elitar, luksoz dhe ndryshe. A keni dëgjuar për pushime në jaht?

 

Marina Orikum njihet si një simbol i luksit dhe elegancës së ndërtuar në të kaluarën, me vizion për të ardhmen. Ky projekt synon të përballet me sfidën e kohës, duke u zhvilluar në një resort të veçantë i cili do të shërbejë si qendra e Shqipërisë për turizmin elitar duke pritur vizitorë nga e gjithë bota.

Marina Orikum është i vetmi port turistik i strukturuar për ankorimin e jahteve në bregdetin shqiptar, në pronësi te Concord Investment. Tani ky port ofron ankorime për 220 jahte, të gjatësisë nga 10.5 deri ne 30 metra.

Marina Orikum, përveç ankorimit që është shërbimi kryesor, posedon dhe kantier detar të dedikuar për mirëmbajtjen e jahteve, dhe së shpejti do të fillojë strukturimi i kantierit për t’iu përgjigjur kerkesave gjithnjë e në rritje.

Por, ka edhe përtej kësaj, e që është Marina Orikum Hotel Apartment, duke ofruar akomodime si dhe restorant me shërbime ekskluzive. Shërbimet doganore dhe atyre të policisë kufitare, janë në dispozicion të plotë brenda marinës.

Të kujtojmë që Marina e Orikum-it është një investim prestigjioz i cili ka ardhur në kohë e projektuar dhe zhvilluar disa vite më parë nga ana e një investitori italian. Ndërkohë sot është në plan-zhvillimi me Vila Marina dhe Apartamente Marina, të pozicionuara brenda territorit të Marina Orikumit.

Nga ana e investitorit parashikohet që në rastin e apartamenteve ekzistuese në të dy godinat të ofrohen me qera për pushuesit apo vizitorët vendas apo të huaj.

Ndërkohë që në investimin e ri, që përkon me te godinave te reja me standarte bashkekohore çmimet fillojne nga 2500 euro/m2 deri në 2800 euro/m2 dhe 3000 euro/m2 ne varesi te pamjes panoramike (pent-house).

Në Marina Orikum, përveç ankorimit të jahteve shqiptare, ankorojnë jahtet me flamuj të huaj siç janë ato granceze, angleze, gjermane, zvicerane, e natyrisht nuk mungojne as ata italianë.

Kontratat për ankorime vjetore mbulojnë 30% dhe këtë numër kompania do ta dyfishojë brenda vitit 2024. Ndërkohë, jahtet në tranzit kanë rritur kohën e qëndrimit në marinë, nga 1 deri në 3 ditë, në 7 deri në 10 ditë. Gjithashtu vendosja e një info-desk në zyrat e portit promovon vendet me interes turistik në Shqipëri dhe ndihmon në zgjatjen e kohëqëndrimit të jahteve në marinë.

Është e rëndësishme të thuhet se duke qëndruar në Marina Orikum, pjesëmarrësit vizitojnë destinacione të tjera në Jug të Shqipërisë si Apolloninë, Beratin, Llogaranë, etj.

Turizmi nautik kosniderohet elitar dhe turistët natyrisht kanë kërkesa me standarte të larta, që aspak nuk mund të krahasohen me turistin ekonomik. Të gjitha ofrohen në Marina Orikum me një cilësi dhe korrektësi ideale dhe të pa diskutueshme.

Risitë vazhdojnë, pasi Marina Orikum do te ofrojë shërbime edhe për segmentin Megayacht. Ky projekt bën që Marina Orikum të futet në projektet e marinave elitare në Adriatik dhe Jon. Zhvillimi tërsor i Marina Orikum, duke konsideruar perveç marinës edhe projektin rezidencial, do të hapë mbi 1500 vende pune, e që është diçka mbreslënëse.

Brenda një tre vjeçari Concord Investment do të japë shërbime ankorimi për 1300 jahte, duke konsideruar të dy marinat. Aktualisht Marina Limion ofron shërbime ankorimi për 70 jahte me gjatësi nga 16 deri në 70 metra. Marina Limion ofron edhe shërbime bunkerimi, shumë i kërkuar nga kapitenët e segmentit MegaYacht.

Marina Orikum, përveç ankorimit që është shërbimi kryesor, posedon dhe kantier detar të dedikuar për mirëmbajtjen e jahteve, dhe së shpejti do të fillojë strukturimi i kantierit për t’iu përgjigjur.

Pra, Marina Orikum shtrihet përtej kufijve të ankorimit. Marina Orikum Hotel Apartment sjell një gamë të gjerë akomodimesh dhe një restorant me shërbime të larta. Mundësia për të pasur shërbime doganore dhe të policisë kufitare brenda vetes së marinës e bën që të gjithë përvojën tuaj të jetë sa më e lehtë dhe e këndshme. Kjo mënyrë e hollesive dhe kujdesit të detajuar tregon se Marina Orikum është një destinacion që të bën të ndjehesh mirëpritur dhe të kujdesur.

Pë më shumë informata vizitoni edhe profilin në Instagram:
@marina_orikum