ShowBizzz

Ronaldo Sharka thirrje pasanikëve: Dua një makinë luksoze

Ronaldo Sharka u ka bërë thirrje personave që bëjnë pjesë te kategoria e njerëzve të pasurve që t’i blejnë një makinë të shtrenjtë Range Rover. Përmes disa videove në InstaStory, Ronaldo ka bërë këtë kërkesë duke u shprehur se kjo do ishte gjëja më e bukur që do t’i ndodhte këtë verë.

“Përshëndetje të gjithëve, kam një njoftim shumë të rëndësishëm për ju. Për ndonjë person që e sheh këtë story dhe bën pjesë te kategoria e njerëzve të pasur. Pra, nuk është se ka 100 mijë 200 mijë euro në bankë por ka mbi 1 milion euro apo gjysmë milionë euro. Nuk ka ç’të bëjë këtë verë, do të bëjë diçka interesante që duket ‘cool’, që duket uauu, le të më dhurojë mua një ‘Range Rover’ nga këto të fundit patjetër, edhe të 2-3 viteve të fundit nuk ka problem. Domethënë përveçse do të bëjë diçka të bukur, do të bëjë një njeri të ndihet mirë, që në këtë rast jam unë. Por do të bëjë edhe diçka ndryshe në jetën e vet. E di që mund të keni bërë shumë gjëra këtë verë po kjo do të jetë gjëja më e bukur e kësaj vere. Përveç kësaj mund të dalësh në portale. Ndryshe tani jetën tënde, është koha të ndryshosh jetën tënde. Më dhuro mua një ‘Range Rover’ ose GLE, në fakt edhe GLE nuk është keq”, thotë Ronaldo.

Ronaldo Sharka thirrje pasanikëve: Dua një makinë luksoze