ShowBizzz

Dy aktorët e ‘Klanifornias’ do t’i shohim së shpejti në ‘Portokalli’

Formatit televiziv të humorit, “Klanifornia” i erdhi fundi ndaj aktorët kanë gjetur mundësi të tjera për t’u rikthyer në ekran.

Dy aktorët, Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj do t’i shohim sërish në ekran, kësaj here në një tjetër program humori. “Kryefjala” shkruan se Visjani dhe Cubi do të jenë shumë shpejt pjesë e “Portokallisë” në Top Channel.

Nuk dihet ende nëse do të zgjedhin role të reja, apo do të vijnë me të njëjtat role që kanë.

Dy aktorët e 'Klanifornias' do t’i shohim së shpejti