Lajme

VIDEO/ “Parla piu piano” e risjellë mjeshtërisht nga tenori Mario Karaj

Tenori i njohur shqiptar, Mario Karaj, ka sjellë versionin më të ri të një prej këngëve më të famshme italiane, “Parla piu piano”.

Kënga ikonike e filmit “Godfather”, ka ardhur e kënduar fuqishëm nga tenori. Një projekt muzikor i cili ka ardhur i realizuar në mënyrë perfekte nga Mario, por dhe nga nga ajka e tenorëve në muzikën shqiptare, që ai ka zgjedhur të bashkëpunojë.

Për realizimin e këtij versioni të “Parla piu piano”, Mario, ka punuar me emra të njohur si me tenorin me famë botërore Josif Gjepali, me Enis Mullain, Nino Rotën dhe Henri Koçin.

Mario Karaj është një talent i lindur dhe është rritur me frymën e artit pasi është i biri i të madhit, Ruzhdi Karaj.

Përveç muzikës Mario ka dhe një tjetër karrierë të suksesshme jashtë saj. Ai është drejtor i Përgjithshëm i Spitaleve Amerikane në Shqipëri. Ai ka kryer studimet në degën e Ekonomikut dhe MBA në Administrim Biznesi në kolegjin Bernard Baruch College në Manhattan, New York City.

© Video e marre nga Mario Karaj, Youtube