ShowBizzz

5 vite pas ndarjes, ish-bashkëshorti i Jonida Maliqit rigjen dashurinë, zbulohet vajza që i rrëmbeu zemrën

Jonida Maliqi 5 vite më parë i dha fund martesës së saj 17-vjeçare me biznesmenin, Gent Prizreni. Ky i fundit sot është rikthyer në vëmendje të mediave për historinë e dashurisë që ka nisur 5 vite pas ndarjes.

5 vite pas ndarjes, ish-bashkëshorti i Jonida Maliqit rigjen

Sipas burimeve për AlbEu.com, Prizreni është në një lidhje dashurie me Sonela Lamaj. Bukuroshja nuk është personazh publik, por ka qenë herë pas here pjesë e mediave rozë si shoqja e ngushtë e Lori Hoxhës. Ajo është gjithashtu shumë e ndjekur në Instagram ku numëron rreth 20 mijë ndjekës.

5 vite pas ndarjes, ish-bashkëshorti i Jonida Maliqit rigjen

Ndërsa Jonida pas ndarjes nga ish-bashkëshorti, e vetmja lidhje që bëri publike ishte ajo me moderatorin e njohur Romeo Veshaj. Megjithëse dyshja dukeshin shumë të dashurar me njëri-tjetrin romanca e tyre e dashurisë nuk zgjati shumë.

5 vite pas ndarjes, ish-bashkëshorti i Jonida Maliqit rigjen