LifeStyle

Ekspertët tregojnë karakteristikat e një prindi të mirë, ja cilat janë ato

Me siguri një prind i mirë nuk mund të jetë një person që ka karakteristika ose cilësi të jashtëzakonshme. Njeriu ka evoluar gjatë mijëvjeçarëve, shoqëritë janë zhvilluar, duke filluar dhe përdorur elemente të normalitetit dhe jo të jashtëzakonshëm të qenies njerëzore, për sa i përket inteligjencës dhe kulturës, por edhe për aftësitë arsimore.

Asnjëherë nuk ka ekzistuar një shkollë e mirëfilltë për prindërit, siç e kuptojmë zakonisht, as një përzgjedhje e qartë bazuar në cilësitë dhe aftësitë e tyre. Shkolla e vetme dhe më efektive për prindërit është realizuar brenda familjeve duke përdorur kujtesën dhe përvojën e së kaluarës dhe sakrificën dhe shembullin e secilit komponent të rritur të familjes si prindërit, gjyshërit, xhaxhallarët apo motrave dhe  vëllezërve më të mëdhenj.

Është gjithashtu e vështirë të përcaktohen karakteristikat e një prindi të mirë me masën e cilësive dhe aftësive të tij, gjithashtu sepse ekuilibri, dialogu, dashuria, mirësia, disponueshmëria, autoriteti, për të cilat do të flasim, nuk janë cilësi lehtësisht te matshme. Ashtu si qëndrimet negative janë të vështira për t’u matur, siç janë irritimi, ankthi, agresioni, ashpërsia e tepërt, ftohtësia, nervozizmi, lejueshmëria. Aq shumë, saqë, edhe nga pikëpamja juridike, është e vështirë të përcaktohet pa-vëmendshmëria e një prindi, përveç rasteve kur ekzistojnë elementë të degradimit ekstrem.

Sidoqoftë, është e nevojshme të jenë të qarta karakteristikat që duhet të ketë një prind i mirë dhe cilat nuk duhet të ketë. Në mënyrë që ai të merret si objektiv për t’u arritur, ndërsa të tjerat për aq sa është e mundur të zhduken nga mënyra e jetesës sonë, pa kërkuar kështu përsosmëri

Ekuilibri

Një prind i mirë e di se si t’i përgjigjet nevojave të fëmijëve në mënyrë të ekuilibruar

Disponueshmëria

Një prind i mirë duhet të ketë një disponueshmëri të gjerë ndaj fëmijëve

Prezenca

Një prind i mirë është i pranishëm dhe ndjek në mënyrë aktive zhvillimin fiziologjik të fëmijëve

Qëndrueshmëria dhe Harmonia

Një prind i mirë nuk shqetësohet nga problemet psikologjike dhe di të krijojë një marrëdhënie paqësore, harmonike dhe të qëndrueshme me fëmijët e tij.

Dashuria

Një prind i mirë është i dashur me fëmijët dhe e shfaq atë në mënyrë konstante

Dialogu

Një prind i mirë është i aftë të krijojë dialog efektiv, konstruktiv dhe produktiv me fëmijët

Sinqeriteti dhe Ndershmëria

Një prind i mirë e di se si të krijojë një marrëdhënie të sinqertë, të ndershme dhe besnike me fëmijët e tij.

Autoriteti

Një prind i mirë duhet të ketë autoritet pasi ai është shembulli dhe shtylla kryesore e formimit të personalitetit të fëmijës.