Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Divjakës.
Burime zyrtare nga policia kanë bërë të ditur se rreth orës 19:45, në fshatin Stravec, shtetasi M. L. duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri, Daniel Sharka, ndërsa shoferi Mariglen Labota, është në spital.