Hudhra është një ushqim që sjell shumë përfitime për trupin tonë: vetitë e saj antioksidante, antimykotike dhe antibakteriale janë të njohura që nga kohërat e lashta.
Përveç kësaj, konsumimi i hudhrës ndihmon në uljen e presionit të gjakut dhe përmirëson shëndetin e zemrës.
Megjithatë, për fat të keq, konsumimi i këtij ushqimi shoqërohet me probleme me erën e keqe të gojës që mund të krijojë situata të pakëndshme për shkak të pranisë së disa substancave që thithen në gjak gjatë procesit të tretjes dhe transportohen në mushkëri.
Kjo është arsyeja pse larja e dhëmbëve pas konsumimit të hudhrës nuk është aq e dobishme për largimin e erës së keqe si çamçakëzi apo nenexhiku: problemi nuk është në gojë, por në sistemin tretës.
Çfarë duhet bërë atëherë? Në profilin e saj në Instagram, doktoresha Megan Rossi ka ndarë një truk efektiv dhe natyral për të neutralizuar erën e keqe të gojës të shkaktuar nga konsumimi i hudhrës.
Për të zgjidhur problemin, thjesht hani një mollë në të njëjtin vakt.
“Kimikatet bimore (përfshirë kuercetinën) në mollë kanë treguar se ndërveprojnë me përbërjet e squfurit në hudhër, duke neutralizuar atë erë të veçantë”, shpjegon Dr. Rossi.
Por nuk është vetëm molla ajo që ka “fuqi” mbi hudhrën. Këtu është një listë e ushqimeve që mund të shtohen në pjatat e pasura me hudhër për të neutralizuar erën e atij ushqimi.
sallate jeshile
majdanoz
mente
spinaq
Me pak fjalë, nëse keni ndërmend të shijoni pjata me hudhër ose t’i përgatisni ato për mysafirët, mos harroni të vendosni në tryezë një shportë të bukur me mollë ose t’i shtoni gjellës disa gjethe spinaq ose majdanoz për të parandaluar erën e keqe të gojës.