LifeStyle

Ne cilën moshë fëmija duhet të eleminojë gjumin e drekës?

Në cilën moshë fëmija duhet të eleminojë gjumin e drekës? Me siguri që e keni menduar shpesh këtë pyetje së bashku me pyetje të tjera si: ta lë të flejë apo ta zgjojë? Për sa kohë duhet të flejë? Dhe kështu dilemat janë të shumta.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Archieves of disease in childhood”, në të cilin janë marrë në konsideratë 768 raste të fëmijëve mbi 24 muajsh, gjumi gjatë ditës do të ketë ndikim në cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit dhe në këtë moshë është më i rëndësishmi, njësoj si edhe tek të rriturit. Nëse fëmija privohet nga gjumi ndikimet do të vihen re edhe në zhvillimin gjuhësor, dhe këtë e pohojnë edhe mjekët e spitalit pediatrik në Romë “Bambino Gesu”. Gjithashtu nga mungesa e dremitjeve do të përballemi me fëmijë hiperaktivë, që nuk duan të binden ndaj rregullave dhe më tekanjozë.

Atëherë si duhet të veprojmë?

Mjekët këshillojnë që rutina e gjumit të drekës të ndiqet deri në moshën 4-5 vjeçare, megjithatë kjo rutinë ndikohet edhe nga zakonet e familjes. Nëse prindërit pushojnë gjatë drekës edhe fëmijët përfitojnë nga kjo gjë. Nëse jeni duke menduar t’ja hiqni fëmijës rutinën e gjumit të ditës ndaloni pak dhe mendoni: “si do të ndiheshit nëse do t’ju hiqnin diçka që deri tani për ju ka qënë një rutinë?” Prandaj gjithçka duhet të bëhet gradualisht duke zvogëluar nga pak kohëzgjatjen e gjumit dhe nëse fëmija tashmë nuk do të flejë mund të zhvilloni një aktivitet qetësues si për shembull leximi.

Në cilën moshë ja keni hequr gjumin e drekës fëmijës?