Këngëtarja me famë botërore, Rihanna, dhe partneri i saj reperi i njohur, A$AP Rocky, janë bërë prindër për herë të dytë.
Sipas mediave të huaja, artistja ka sjellë në jetë një vajzë. Mirëpo nga ana tjetër lajmi i ëmbël ende nuk është konfirmuar nga çifti apo nga rrethi i tyre shoqëror.
Këngëtarja bëri publike lajmin se është në pritje të ëmbël gjatë performancës në Super Bowl me 12 shkurt në Gendale të Arizonas, teksa shfaqi barkun e rrumbullakët.
Kujtojmë që në vitin 2022 Rihana dhe A$AP Rocky kanë sjellë në jetë një djalë, të cilin dyshja e kanë pagëzuar me emrin RZA Athelston Mayers.