ShowBizzz

E pyesin për lidhjen me Capital T, Adrola nuk duron më dhe flet hapur

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, po mban koncertin “Time Capsule II”, në qytetin e lindjes, Prishtinë.

Për koncertin e shumëpërfolur, Trimi mbajti një festë private që organizoi pak ditë më parë në Prishtinë. E ftuar ishte edhe Adrola, me të cilën ka qenë shumë i përfolur se ka diçka më shumë se shoqëri.

“Po kënaqem, një super atmosferë, super njerëz, super muzikë”, tha Adrola e pyetur nga Telegrafi për mbrëmjen në fjalë.

Ajo tha se nuk do të mungojë në tribunat VIP në koncertin e reperit prishtinas, duke brohoritur në mbështetje të tij.

“Sigurisht që po [do të jem pjesë e koncertit], duke ulëritur, duke bërë tifo për këngëtarin”, tha bukuroshja.

E pyetur për relacionin e saj me Kapon, Adrola tha se e ka cekur shumë herë që është një fanse e madhe e tij, si artist, por mbi të gjitha si njeri.

“E kam thënë që jam fanse edhe e Capitalit si artist edhe e Trimit, sidomos e Trimit por edhe e Capital-it shumë”, tha Adrola për Telegrafin.

Ndërsa, kur erdhi te pyetja e këngës së preferuar, ajo tha se nuk bën dallime pasi thuajse të gjitha këngët e publikuara nga ai, hyjnë në listën e saj të preferencave.

“Më kanë pyetur shumë se cila këngë e Capital T më pëlqen më shumë. Më pëlqejnë shumë këngë të tijat. Por nuk po veçoj as këtu, këngën e fundit po zgjedh, ‘Malli më ka marrë’”, tha Adrola.

Dhe për fund, kur ajo u pyet nëse do t’i duhej të thoshte një emër për rep-artistin më të mirë në Kosovë, Adrola pa mëdyshje bërtiti duke thënë: “Capital T”.