LifeStyle

Ky është sekreti si t’i mbroni flokët në det

Vera mund të jetë periudha jonë e preferuar e vitit, por ky nuk është rasti për flokët tanë, të cilët dëmtohen veçanërisht nga dielli, nxehtësia dhe deti.

Ju e dini shumë mirë që uji i detit dëmton flokët tuaj, veçanërisht nëse janë të lyer. Megjithatë, duke mos e zhytur kokën në ujë nuk po e shijoni detin dhe kjo nuk është në asnjë mënyrë zgjidhja e problemit.

Pra, cili është truku që do t’ju shpëtojë?

Ekspertët na bëjnë me dije se ajo që duhet të bëjmë përpara se të zhytemi, është të lagim flokët dhe sidomos majat me ujë të ambalazhuar.

Nëse flokët tuaj janë tashmë të lagur, uji i detit do të përthithet në një sasi shumë më të vogël dhe kështu dëmi do të jetë shumë më i vogël.

Sigurisht, nuk duhet të harroni kurrë kremin kundër diellit për flokët para se të shkoni në det!