ShowBizzz

Pas mbylljes së Klanifornias, Albano Bogdo zbulon ku do e shohim

Albano Bogdo ka zbuluar se së shpejti do të vijë me një emision të tijin. Aktori u shpreh se do të jetë një late night show, ku ai do të shprehë të gjitha aftësitë e tij.

“Do të fillojë tani nga mesi ose fundi i shtatorit tek Vision Plus. Do të hap një emision timin. Jam vetëm unë. Do ta bëj shumë të bukur. Do të shikoni të gjitha vlerat e mia si aktor. Të gjithë gjërat që nuk i kam shpërfaqur se kam qenë me njërëz të tjerë, do t’i shpërfaq”, tha Albano.