Çdo prind dëshiron që fëmijët e tyre të jenë të lumtur dhe të suksesshëm.
Mënyra më e mirë për ta arritur këtë është t’u mësoni atyre një qëndrueshmëri mendore, sa më shpejt të jetë e mundur. Fëmijët me një mendje të mprehtë, kanë më shumë gjasa të kenë vetbesim të lartë dhe të jenë më shumë pozitivë, si dhe të mësojnë nga dështimet e tyre.
Ekzistojnë disa fjalë ose fraza që në mënyrë të pavetëdijshme dërgojnë mesazhin e gabuar tek fëmija.
1. “Qetësohu!”
Nuk është kurrë një ide e mirë t’u tregoni fëmijëve tuaj se si duhet të ndihen, edhe nëse thjesht po përpiqeni t’i qetësoni ose t’i gëzoni. Ne duam të dërgojmë mesazhin, që të jenë të qetë pavarësiht situatës së tyre, por është më e rëndësishmë t’I kushtoni vëmendje asaj që fëmija po përjeton.
2. “Mos u shqetëso për këtë”
Është e padobishme t’u thuash fëmijëve se çfarë të mendojnë, edhe nëse thjesht të përpiqesh të zbusësh frikën e tyre.
Kur dikush thotë: Mos u shqetëso për këtë, shqetësimet tona nuk largohen automatikisht. Një strategji më e mirë është t’u mësoni fëmijëve: Çfarë mund të bëjnë kur janë të shqetësuar?
Provoni të bëni një pyetje hipotetike: “Nëse shoku jot do të ishte i shqetësuar për këtë, çfarë do t’i thoje?”
3. “Do të dalësh më i miri”
Në vend që të thuash: ‘Do të fitosh!’ … mesazhi më i mirë është: ‘Dil atje dhe bëj më të mirën. Dhe nëse nuk shkon mirë, është në rregull.”
4. Mos të shoh më ta bësh këtë gjë
Kjo frazë shpesh shqiptohet nga zhgënjimi dhe një dëshirë për të ndihmuar fëmijët të shmangin zakonet e këqija ose të rrezikshme.
Por “fëmijët janë të poshtër” dhe nëse i paralajmëroni vetëm për pasojat e kapjes, ata thjesht do të mësojnë të bëhen më të mirë në fshehjen e sjelljes së keqe nga ju./EO/
5. “Kjo është perfekte!”
Në mënyrë të ngjashme, kini kujdes që të mos edukoni një perfeksionist: një fëmijë që mendon se duhet të jetë gjithmonë “perfekt” për të merituar lëvdata ose dashuri nga prindërit e tij. Perfeksionizmi tek fëmijët lidhet me një sërë çështjesh të shëndetit mendor, nga ankthi te çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD).
Lavdëroni përpjekjet e tyre, në vend të rezultatit.