ShowBizzz

Pagoi 2 mijë euro për t’i djegur makinën Noizy-t? Cllevio: Më preu në besë mbreti…

Këngëtari Cllevio Serbiano dyshohet se fshihet pas djegies së makinës luksoze të reperit të njohur, Noizy.

Pas lajmit se një vlonjat ishte paguar 2000 euro nga Cllevio për të djegur makinën e Noizy-t, ai ka bërë një postim me një fragment kënge në “Instastory”.

Postimin ai e shoqëron me fjalët se e ‘preu në besë mbreti…”.

Ndërkohë kujtojmë se Siar Konti nga Vlora është shprehur se për te djegur makinën e Noizy-t është paguar 2000 euro të cilat i janë dhënë nga këngëtari tjetër, Cllevio Serbiano.

I riu që i ka djegur makinën reperi të dashur për publikun është kapur mat nga kamerat e sigurisë. Në pamje shihet që ai ecën i qetë, me xhup dhe pantallona të shkurtra.