Lajme

VIDEO/ I dha 2000 euro vlonjatit për t’i djegur “Ferrarin” Noizyt? Reagon Cllevio

“Digjet Ferrari i Noizyt!” Ky lajm ka qenë kryefjala medias së shkruar ditën e sotme. Siar Konti është i riu i cili u arrestua nga policia pasi u kap nga kamerat e sigurisë.

Në dëshminë e tij i riu deklaroi se porosinë për djegien e Ferrarit e ka marrë nga kundërshtari i Noizyt, reperi Cllevio Serbiano. Ai bëri me tije se reperi e kishte paguar plot 2000 euro për t’i vënë zjarrin makinës së kundërshtatir të tij.

Mirëpo, sa e vërtetë është kjo?

Ka qenë vetë Cllevio i cili përmes një videolive në “TikTok”, ka sqaruar njëherë e mirë këtë ngjarje. Ai tha se nuk ka lidhje fare me këtë ngjarje, duke kërkuar më tej që të mos dezinformohet publiku.

Ndërkohë, më herët ka qenë vetë menaxheri i Noizyt, Ermiri, i cili hodhi poshtë këto lajme. I kontaktuar nag newsbomb ai tregoi se e gjithë kjo është një histori e sajuar për klikime dhe për t’i dëmtuar imazhin Noizyt që tanimë është më në qendër të vëmendjes së kurrë.

Sipas menaxherit, automjeti i Noizyt është në garazhd së bashku me Lamborghinin. Ai tregoi se në të vërtetë ka pasur një problem me një automjet, ku një shkëndijë elektrike ka krijuar probleme. Por, theksoi se nuk ka lidhje me Rigelsin dhe nuk është në pronësi të tij.

© Video e marre nga TikTok