Lajme

A është Noizy? Del FOTO, Jori Delli e lidhur me reperin e njohur

Një nga ish-banorët e Big Brother Vip 2, që ka vazhduar të ruajë vëmendjen e mediave është modelja, Jori Delli.

Që nga momenti që ajo doli nga shtëpia një sërë kontratash dhe projekte e pritën jashtë. Një prej tyre ishte edhe klipi me Noizyn, nga ku filluan thashethemet se mes tyre ka diçka më tepër se miqësia.

Mirëpo, asnjëherë këto thashetheme nuk janë konfirmuar nga Jori dhe Noizy, por askush nuk i besoi.

Epo na lejoni t’ju themi që paskan pasur të drejtë, pasi modelja është në krahët e një tjetër artisti.

Jori është në një lidhje dashurie me reperin e njohur Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma. Ka qenë vetë reperi ai i cili në llogarinë e tij në “Instagram”ka publikuar një foto me modelen shqiptare, e cila duket me shpinë.

Reperi e ka shoqëruar postimin me shenjën e infinitit. Gjithashtu vlen për tu theksuar se  nuk kanë munguar edhe komentet me emrin e Jorit.

View this post on Instagram

A post shared by Fred De Palma (@freddepalma)