Lajme

Dua Lipa “arratiset” me pushime me partnerin në Greqi (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur Greqinë për të kaluar disa ditë pushime në këto ditë të nxehta vere.

Ylli i muzikës Pop është duke kaluar momente relaksi me të dashurin e saj, Romain Gavras. Ajo ka ndarë me ndjekësit disa foto ku shfaqet duke shijuar detin, duke pozuar me rroba banje në një varkë, ndërsa në disa të tjera tregon peizazhet mahnitëse.

“Duke lundruar në Peloponez”, ka shkruar Dua në një foto ku shfaqet së bashku me partnerin në varkë. Pak muaj më parë këngëtarja vizitoi Sifnosin në Greqi.

Foto të marra nga: instagram.com/dualipa

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)