ShowBizzz

Edhe pse babi Ledioni do që të ndjekin artin, vogëlushët e tij duket se e kanë zgjedhur çfarë duan të bëhen

Në familjen e Ledion Liços dhe Sara Hoxhës me siguri kanë nisur bisedat e para çfarë do të dëshironin prindërit që të bëhen fëmijët kur të rriten.

Ndërsa dëshirën e mami Sarës ende nuk e dimë, duket se babi Ledioni paska shumë dëshirë që t’i afrojë dy djemtë London Noor dhe Roman me artin. Në mos për t’u bërë artistë me siguri edhe Ledioni mendon se arti i shërben për mirë kujtdo, ndaj edhe mundohet t’i mësojë të vegjlit me art.

Por duket se ata paskan plane të tjera, të paktën Romani i vogël. Ndryshe nga dëshira e babit, Roman ka treguar pasionin për sportin, më saktë futbollin. Në një story të postuar nga Sara, duket Roman i veshur me një kostum sportiv të skuadrës së Munchen.

TS Poll - Loading poll ...

“Përpiqet babai t’i afrojë me artin, por pa sukses”, ka shkruar Sara përbri fotos ku duket futbollisti i vogël Roman Liço!

Ku i dihet, mbase krahas futbollit, do të lindë edhe një grimcë që do e lidhë me artin…