ShowBizzz

E papritur! Në pushime me Kiarën në Turqi, Luizit i dalin FOTOT me Jurgenën

Prej 3 muajsh të martuar, Luizi dhe Kiara kanë gjetur më në fund kohën për muajin e mjaltit. Pas angazhimeve me koncerte, intervista e me projektet në televizion çifti më i famshëm i momentit ka udhëtuar drejt Turiqisë.

Por duket se mediat nuk do t’i lënë t’i shijojnë të etë këto ditë. n’ZOOM ka publikuar disa foto nga koncertet e Luizit në Kosovë, ku pretendon se pranë tij shfaqet edhe ish-partnerja, Jurgena.

Nuk dihet nëse çifti do bëjë një reagim për këto foto, apo do vazhdojnë të pashqetësuar pushimet.

Kujtojmë se Jurgena u bë gjithashtu kryefjalë e mediave rreth 2 muaj më parë, ku u shfaq në të njëjtin orar në të njëjtën parukieri me Luiz Ejllin.

Këto veprime nuk tingëllojnë aspak normale për ish-at, ama mbetet ta thonë ata fjalën e fundit.