Disa ditë më parë në rrjet filluan të qarkullojnë disa fotografi të këngëtarit Lorenc Hasrama duke shijuar plazhin e Borshit me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.
Ndërsa tashmë është mësuar se e dashura e shumëpërfolur e Lorencit quhet Rajna Duzha dhe është me profesion dentiste.
Para pak javësh në një intervistë, Lorenc Hasrama foli për partneren e tij, duke bërë edhe një deklaratë shumë romantike.
“Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time”, u shpreh ai në atë kohë.