ShowBizzz

Po performonte, Endri Prifti rrëzohet papritur në mes të skenës (Video)

Dy vëllezërit e famshëm korçarë, Endri dhe Stefi, kanë qënë duke performuar kur ka ndodhur një incident. Në momentin që Endri është hedhur për të kërcyer, ka përfunduar duke u rrëzuar.

Nuk dihet ende se cili ka qënë shkaku që ka bërë artistin të përfundojë poshtë skenës por sipas komenteve në rrjetet sociale, duket se në skenë ka patur një dërrasë të kalbur dhe si pasojë është thyer.

Endri duket se nuk është lënduar pasi ka vijuar performancën.