Lajme

15 pilotë nga gjithë bota garojnë në Sarisalltik

Pilotë të makinave të modifikuara sportive nga 15 vende të botës u bënë bashkë në një garë të veçantë në shpatet e malit Sarisalltik në Krujë.Shqipëria u përfaqësua në këtë garë nga profesori i apasionuar Gentjan Shaqiri.

Kjo garë është e regjistruar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit dhe e vlefshme për Kampionatin e Zonës së Evropës Qendrore (CEZ-FIA).