Lajme

Papa Françesku: t’i lutemi Zotit për paqe në Ukrainë dhe kudo ku ka luftë, Ai e udhëheq historinë

Në ditën kur kremtohet të Ngjiturin e së Lumes Mari Virgjër në qiell, Papa Françesku ia beson asaj lutjen për “paqe në Ukrainë dhe në të gjitha rajonet e copëtuara nga lufta: të cilat fatkeqësisht janë të shumta!”

“Le t’ia besojmë Marisë Virgjër lutjen për paqe në Ukrainë dhe në të gjitha rajonet e copëtuara nga lufta. Janë të shumta. Zhurma e armëve mbulon dialogun, ligji i forcës mbulon forcën e ligjit, por le të mos dekurajohemi, të shpresojmë e të vazhdojmë të lutemi që Zoti, që drejton historinë, të na dëgjojë”.

Ndërkohë, në Ukrainë ka ende civilë të vdekur nga bombardimet masive me raketa ruse, të cilat goditën kryesisht ndërtesat e banimit në Lviv dhe Lutsk, kryeqytet i rajonit Volyn, në pjesën veriperëndimore të vendit, në kufirin me Poloninë, ku thuhet se ka pasur tre viktima. Autoritetet i kërkuan menjëherë popullsisë që të shkonte në vende strehimi dhe të mos iu afrohej dritareve. Shpërthime u regjistruan edhe në rajonin Kiyv dhe në Zaporizhzhia.