ShowBizzz

“E dashura ime, vjen nga vendi i budallenjve”! Shpërthen rrjeti, i dashuri i Jorit ofendon shqiptarët!

Vetëm pak ditë më parë, në mediat online qarkulloi lajmi për një lidhje mes Jorit, ish-banores së BBV dhe reperit italian, Federico Palana.

Ka qënë reperi, ai që fillimisht ka konfirmuar marrëdhënien me yllin shqiptar, përmes një postimi të bërë në Instagram.

Nga ana tjetër, Jori ka bërë një postim ditën e sotme, duke konfirmuar marrëdhënien e saj me artistin italian, teksa ka publikuar një video, ku Fred de Palma thotë mes rreshtave se e dashura e tij është shqiptare.

Por kjo video është bërë menjëherë virale dhe shkak për të është fakti se reperi duket se ka ofenduar shqiptarët.

Në videon e publikuar nga vet Jori, reperi ndër të tjera thotë: “E dashura ime është shqiptare, vjen nga vendi i budallenjve”.

Edhe pse duket si një përpjekje për t’u mburrur, në fakt Palma i ka ofenduar shqiptarët duke i quajtur budallenj.

Kaq është dashur dhe përdoruesit e rrjeteve sociale kanë shpërthyer ndaj reperit, ku njëri prej tyre shkruan: “U bë ky ta shajë Shqipërinë, po ik more”.