Lajme

Sekretarja amerikane e Thesarit, hëngri kërpudha haluçinogjene në Kinë

Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen hëngri disa racione të një kërpudhe haluçinogjene të njohur si Lanmaoa asiatica gjatë vizitës së saj në Kinë në muajin korrik.

Një rrëfim i tillë u bë nga vetë Yellen në një intervistë për CNN.

Shkova në restorant me një grup të madh njerëzish dhe kushdo që kishte organizuar darkën për ne e porositi.

Kishte një pjatë të shijshme me kërpudha që nuk e dija se kishte veti haluçinogjene. E zbulova vetëm më vonë.

Një bloger kinez i kuzhinës, i pranishëm atë mbrëmje në të njëjtin restorant, tha se Yellen kishte ngrënë pak Lanmaoa aziatike.

Prandaj, lajmi u përhap në tabloidet amerikane dhe më pas në gazetat ndërkombëtare, në disa raste me tone të bujshme ku dikush në fakt kishte folur për efektet e kërpudhave, madje duke hipotezuar helmimin për qëllime politike, me synimin për ta bërë Yellen më të lakueshme gjatë bisedimeve diplomatike me autoritetet kineze.

“Asnjë nga ne nuk pati efekte negative pasi hëngrën kërpudhat. Kam lexuar që nëse gatuhen siç duhet, gjë që sigurisht ka ndodhur në atë restorant të shkëlqyer, nuk kanë asnjë efekt”, tha Yellen.

Edhe vetë restoranti, deklaroi se i kishte gatuar kërpudhat për të eliminuar vetitë e tyre haluçinogjene.

Kërpudhat e specieve aziatike Lanmaoa, janë tipike të Azisë dhe në veçanti të Kinës Jugperëndimore. Mesatare në të mëdha dhe të kuqërremta nga jashtë dhe të verdha poshtë, kur gatuhen ose priten marrin ngjyrë në blu. Ato zakonisht konsumohen në provincën Yunnan dhe besohet se kanë efekte haluçinogjene, të cilat zhduken kur gatuhen.