ShowBizzz

‘E dashura ime të rreh se është shqiptare. Vendi budallenjve’, Jori sqaron deklaratën e të dashurit italian: Është keqkuptuar

Pasi ka konfirmuar lidhjen me reperin italian Fred De Palma, Jori Delli ka sqaruar videon që ka shpërndarë në InstaStory ku ai dëgjohej teksa thonte: “E dashura ime është shqiptare”.

Modelja është kritikuar pasi në video reperi dëgjohet të thotë se e dashura e tij, Jori është shqiptare, por më pas përmendet “vendi i budallenjve”.

Modelja ka treguar se kjo është keqkuptuar pasi nuk kishte të bënte aspak me shqiptarët.

“Dua të bëj një sqarim për videon se disa janë keqkuptuar dhe kanë menduar se ka ofenduar shqiptarët. Po ju sqaroj, ata janë duke bërë free style dhe shahen me njëri tjetrin. Ai tjetri i ka thënë diçka për të dashurën dhe ky (Fred) i thotë: “Mos fol për të dashurën time se do hash dru, se e dashura ime është shqiptare”. Gjasme unë do e rrah se jam shqiptare. Pastaj ai tjetri i thotë: “Në vendin e budallenjve, je budalli i vendit”. Kaq. Ai tjetri që ka përballë nuk është shqiptar, është italian dhe ata janë në Itali, pra nuk ka lidhje me Shqipërinë. Si mund të mendoni të shpërndaj një video ku shahen shqiptarët?!”, tha Jori.

'E dashura ime të rreh se është shqiptare. Vendi