Lajme

“Nuk kam kryer asnjë krim”- Apeli e la në qeli, zbardhet dëshmia e Dritan Goxhaj në Gjykatë

“Nuk kam kryer asnjë krim”, ka deklaruar në Gjykatën e Apelit, ish-anëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Ai është shprehur se para togave të zeza se “I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim! Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”.

Ndërsa avokati i tij e ka quajtur “politike” arrestimin e Goxhaj.

“Kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat”, tha përfaqësuesi i tij ligjor, Bashkim Nikolla.

Dritan Goxhaj kishte kërkuar nga Apeli lirimin nga qelia, por togat e zeza vendosën masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ish-anëtari i UÇK-së u arrestua më 31 Korrik dhe sipas Prokurorisë, arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi, pas kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës.