Lajme

Ditari i Buzhalës, një pasqyrë për të parë reflektimin e kulturës pop të Kosovës

Ditari i Berat Buzhalës është një pasqyrë për të parë reflektimin e kulturës pop të Kosovës me disa intervista të personazheve me ndikimin të madh në shoqëri. Kam parë së fundmi intervistën e Mozzik, Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani. Të tre këngëtarët kanë një nivel mesatar të inteligjencës emocionale dhe intelektuale çka nuk mund të thuhet për estradën e Noizy, Stresi dhe të tjerë, që janë ca të arratisur nga shtëpia e tyre dhe i bëjnë zhurmë lagjes.
Mozzik ishte një djalë i jashtëzakonshëm që foli për nisjes e karrierës me 2 euro në xhep të dhuruar nga një shok për të shkuar me autobus në Prishtinë. Mozik i mëshonte punës, punës, punës. Ylli Limani, djali i një kolegu tonë, Mufailit, ishte një superkarakter dhe foli për muzikën para e pas pandemisë. Ai foli për sakrificat për tu bërë i sukseshëm. Dafina, një super çikë, që dëften për jetën e vajzave në Prishtinë dhe hallet që kanë në raport me profesionin. Ajo është një aktiviste me shumë ndikim.