Doja Cat, emri i vërtetë i të cilës është Amala Dlamini, është përballur me reagime të shumta së fundmi në rrjete sociale.
Shkak i rënjes masive të ndjekësve ishin fjalët negative për fansat e saj, pasi refuzoi të thoshte se i do ata.
Pak pasi mbylli llogarinë zyrtare në Instagram, ajo është rikthyer me një postim në InstaStory, drejtuar fansave: “Duke parë të gjithë këta njerëz që nuk më ndjekin më, më bën të ndihem sikur kam mundur një ‘bishë’ të madhe që më ka mbajtur për kaq shumë kohë dhe më duket sikur mund të rilidhem me njerëzit që kanë vërtet rëndësi dhe më duan për atë që jam dhe jo për atë që kam qenë”.
“Ndihem e lirë”, shtoi ajo në vazhdim.
Në të njëjtën ditë publikoi deklaratën, këngëtarja u shpall si një nga tre yjet e kopertinës për numrin e ICONS të shtatorit 23 të “Harper’s BAZAAR”.
Postimi
Në intervistën, e cila u realizua para gjithë dramës, krijuesja e hitit “Attention” kishte vlerësuar të gjithë admiruesit e muzikës së saj.
“E vlerësoj kur njerëzit flasin për dikë që po ngacmohet ose sulmohet nga komentet në rrjet. Disa nga momentet më prekëse për mua kanë qenë kur fansat e mi më kanë mbrojtur mua ose njerëzit e tjerë”, tha 27 vjeçarja.
Reperja gjithashtu trajtoi se përse zgjedhjet e saj personale – rruajtja e kokës ose vetullave, bëhen kaq të mëdha në internet.
“Unë e kam pranuar që kjo është ajo që ndodh. Kështu që i vendos paruket dhe i heq ato. Rruaj kokën ose vetullat e mia. E kam gjithë lirinë në botë”.
“Mendoj se meritoj dashuri dhe respekt nga njerëzit që i dua dhe i respektoj dhe mendoj se respekti do të thotë shumë”, thotë ajo.
Pavarësisht gjërave që e rrethojnë, Doja Cat tregon se nuk e konsideron veten akoma një ikonë.