LifeStyle

“Heshtja e shtëpisë”: A është ky çelësi i një jete të qetë?

Dëshironi një jetë të qetë në këtë kohë dërrmuese, mes streseve dhe lodhjes nga puna.

Më poshtë mund t’i gjeni gjashtë mënyrat se si ta ktheni shtëpinë tuaj në një ambient më të qetë dhe më relaksues.

Tekstura

Lëkura e deleve, leshi, kadifeja, kordoni i trashë sjellin ndjenja ngrohtësie dhe sigurie. Elementet natyrore, si guri dhe druri, lidhen me ambientin e jashtëm.

Ngjyra

Ngjyrat neutrale të ngrohta sjellin ndjenja paqeje. Një pako e vetme në të gjithë shtëpinë shkakton qetësi dhe rrjedhshmëri. Lidhuni me natyrën me nuancën e gjelbër – pasiqë kjo ngjyrë zvogëlon ankthin dhe rrit ndjenjën e qetësisë.

 Format

Qoshet e theksuara, sipërfaqet këndore dhe mobiljet më të buta me forma të rrumbullakta, ndryshojnë energjinë e shtëpisë.

Pastrues të heshtur

Pajisjet e kuzhinës janë një grup i zhurmshëm. Përdorimi i produkteve që janë më pak të zhurmshme, dhuron kënaqësinë për të pastruar me dëshirë.

Hapësira

Jepini çdo objekti hapësirë dhe ricikloni objektet që nuk ju nevojiten më ose nuk i përdorni kurrë.

Dyshemetë

Shtrojeni shtresën e poshtme të dyshemesë me dru dhe vendosni tepiha sipër tij. Nëse jeni duke rinovuar, shfrytëzojeni mundësinë që të vendosni muret tuaja me gips për t’i bërë ato më rezistente ndaj zërit.