Horoskopi

Prapavija e Mërkurit do t’i kursejë shumë këto shenja horoskopi

Gushti është një muaj i mbushur me ngjarje qiellore dhe sikur të mos mjaftonte ndikimi i Hënës së plotë në Ujor dhe prapavijës së Afërditës, do të ndodhë edhe prapavija e Mërkurit, më 23 gusht deri në 14 shtator.

Disa shenja do të preken shumë nga kjo ngjarje qiellore dhe disa të tjera do të jenë shumë ‘chill’ gjatë kësaj kohe:

Demi

Shenjat e Tokës pritet që të mos preken nga prapavija e Mërkurit dhe veçanërisht Demi me gjithë natyrën praktike dhe të qëndrueshme, do të vijojë të mbajë të njëjtin ritëm, ndërkohë që pjesa tjetër e shenjave përfshihen në kaos. Gjatë kësaj periudhe, Demi do të relaksohet, do të shijojë jetën dhe do të shohë me një buzëqeshje se si të tjerët mundohen të mbijetojnë në një tjetër prapavijë.

Bricjapi

Edhe Bricjapi, do të marrë frymë thellë gjatë kësaj periudhe dhe s’ka nevojë fare që të shqetësohet. Temperamenti praktik dhe i orientuar drejt qëllimeve, do të vijojë të jetë e përqendruar në karrierë dhe në hartimin e planeve afatgjata.

Kjo periudhë do ta gjejë Bricjapin si një kameleon, i cili përshtatet me ndryshimet dhe praktikisht, i tregon universit se kush është shefi.

Peshqit

Peshqit nuk do të kalojnë një periudhë të vështirë dhe do të përfitojnë nga prapavija, në mënyrën më të mirë të mundshme. Besoje apo jo, por prapavija do t’i ndihmojë Peshqit që të rilidhen më shumë me të tjerët dhe që të kuptohen më shumë nga pjesa tjetër e botës.