ShowBizzz

Art Rushiti dhe Brenda Asnicar me koncert të suksesshëm në Itali

Ai është nga Kosova, kurse, ajo nga Argjentina.

Ndonëse jetojnë në dy kontinente të ndryshme, kjo gjë nuk e ndaloi Art Rushitin dhe Brenda Asnicar, që të bashkëpunojnë dhe të sjellin një projekt të quajtur ‘Buenos Aires’, që u lansua muaj më parë, por, duke gjetur pëlqyeshmërinë e publikut.

Arti dhe Brenda janë takuar edhe live në Itali.

Në tourin e koncerteve të Brendës atje, Arti u ngjit në skenë, duke përformuar këngën e tyre.

Nga pamjet që janë hedhur në rrjetet sociale, dyshja shihet se kanë krijuar një superatmosferë, duke u dëgjuar edhe brohoritjet e publikut të shumtë.

Gjithë ky sukses që ata po kanë bashkë dhe gjithë kjo kimi muzikore mes tyre, urojmë të jetë shkak edhe për ndonjë këngë të përbashkët.