Kuriozitete

Edhe pse iu vranë tre djem në luftë, nëna kosovare nuk pranon të ndalohet dasma në Shqipëri

Historitë nga lufta në Kosovë janë të shumta, si nga ata që qëndruan në Kosovë ashtu edhe nga ata që u larguan për një jetesë më të mirë.

Një video ku një i moshuar nga Shkodra, rrëfen historinë e një nëne kosovare, rikthen kujtime të forta nga e kaluara.

I moshuari thotë se në atë periudhë familja kosovare po qëndronte në Sarandë në një hotel pasi kishin ikur nga lufta. Poshtë hotelit po organizohej një dasmë me rreth 300 të ftuar. Po atë ditë i nëna që banonte lart hotelit merr lajmin se i janë vrarë tre djemtë e saj në luftën e UCK-së.
Kur këtë e mëson familja që organizonte dasmën, vendosin që të ndalojnë muzikën dhe vallen pasi nëna lart tyre po qante për humbjen e tre djemve të saj.
Por kur nëna e mëson se dasmorët ndaluan festën , ajo zbret poshtë duke i lutur të vazhdojnë me dasmën se nëse ata ndalojnë do të i bënin qefin shkaut.

Edhe pse dasmorët nuk pranuan , nëna nisi vet ta këndoj nusen.

Kjo histori u rrëfye nga një dasmorë që ishte vet prezent në dasëm, shkruan “Kosovarja”.