ShowBizzz

Qëndrimi ndryshe i Alban Skënderajt për faturën e papaguar të italianëve në Shqipëri

Edhe pse është një nga figurat publike më të dashura shqiptare, nëse flasim për polemika, debate e zhurmë në forma të tjera veç muzikës, Alban Skënderaj nuk i parapëlqen dhe u qëndron larg.

Gjithsesi, së fundmi ai ka dashur të ndajë si rrallëherë qëndrimin e tij mbi një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit në vendin tonë.

Po flasim për faturën e papaguar të katër të rinjve italianë në Berat që bëri xhiron e mediave vendase e të huaja, një ngjarje së cilës iu bashkua edhe reagimi i Kryeminstres së Italisë, Giorgia Meloni.

Teksa ndodhej në Shqipëri, ai urdhëroi të ambasada të paguante faturën e italianëve.

Për këtë rast, Alban ka reaguar në Instagram duke shkruar se në rastet kur ligji në Itali thyhet nga shqiptarët nuk përbën lajm, por në situatën konkrete ngjarja u transmetua deri te Kryeministrja.

“Standardet e vendosura nga pala jonë në debatin e faturës së pa paguar nga turistët italianë praktikisht i bie të jenë vendosur mbi faktin e kryer se:

‘Ju italianët jeni superiorë dhe ne shqiptarët jemi inferiorë, ndaj ne e pranojmë se nuk është lajm, por disi më e zakontë kur ne thyejmë ligjin në Itali por nëse ndodh (si rrallëherë) nga italianët ndaj nesh, duhet të bëhet lajm të cilin duhet ta çojmë deri tek Kryeministrja e Italisë’.

Kryeministrja italiane në këtë rast duke u skandalizuar e duke reaguar praktikisht e pranon superioritetin.

P.s besoj më lejohet një koment rreth çështjes sepse kam jetuar gjatë në Itali  (dhe kam vetëm simpati e dashuri për Italinë dhe popullin italian)”, përfundon shkrimi.

Image
Reagimi