Tradhtia nuk është gjithmonë rezultat i një marrëdhënieje të keqe. Për disa, tradhtia ndaj partnerit është një mënyrë për të eksploruar më shumë me veten. Ka disa arsye pse disa njerëz preferojnë tradhtinë dhe pse ndihen mirë me personin që kanë në krah, sipas Psychology Today.
Vetë-eksplorimi
Për disa, tradhtia është një mënyrë për të eksploruar vetveten. Në fakt, këta persona thjesht duan t’u shpëtojnë kufizimeve për pak kohë. Nuk janë duke kërkuar për një person tjetër por në kërkim të versioneve të fshehura të vetvetes.
Pasiguria
Ndonjëherë tradhtarët luftojnë me vetëvlerësimin. Ata nuk ndihen tërheqës, të fuqishëm, të zgjuar, të rinj apo çfarëdo tjetër. Pra, ata kërkojnë vërtetimin përmes tradhtisë. Ata përdorin këtë shkëndijë interesi për t’u ndjerë të dëshiruar.
Trauma e pazgjidhur e hershme
Ndonjëherë personat që tradhtojnë, reagojnë në mënyrë të fshehtë ndaj traumave të pazgjidhura të fëmijërisë —neglizhencës, abuzimit emocional , abuzimit fizik, abuzimit seksual etj. Në thelb, plagët e tyre të fëmijërisë kanë krijuar deficite të lidhjes që manifestohen përmes tradhtisë.
Pritshmëritë jorealiste
Disa njerëz tradhtojnë sepse kanë pritshmëri jorealiste për atë që mund të (dhe duhet) të sigurojë partneri dhe marrëdhënia e tyre. Ata mendojnë se partneri i tyre duhet të plotësojë çdo nevojë dhe dëshirë që kanë, gjë që është e pamundur.