LifeStyle

A mund ta ndëshkoj fëmijën 1 vjeç e gjysmë?

Kur fëmija është rreth 18 muajsh nuk ka gjasa që ai të kuptojë dhe të përballojë ndëshkimin duke e lënë vetëm. Nëse e lini diku, me shumë mundësi ai do të lëvizë sapo ju të largoheni. Pra, kjo metodë nuk do ta mësojë atë të sillet më mirë herën tjetër.

Mbani mend se çfarëdolloj sjellje të ketë bërë fëmija juaj, nuk e ka bërë qëllimisht. Kur vogëlushi juaj qëllon, kafshon apo i bën diçka të gabuar një bashkëmoshatari ose një të rrituri, kjo ndodh sepse ai ndjen zemërim, frikë ose zhgënjim.

Këto ndjesi negative tek fëmijët janë po aq të forta sa tek të rriturit, vetëm se të vegjlit nuk janë në gjendje t’i kontrollojnë emocionet e tyre.

Përpiquni ta ndihmoni duke e shpërqëndruar, devijuar dhe duke i shpjeguar fëmijës. Nëse asnjë nga këto nuk funksionon, thjesht largojeni nga ambienti ku situata është e tensionuar ose qëndroni pas tij për të kontrolluar. Kjo është pjesë e rëndësishme e detyrës suaj si prind.

Në vend të ndëshkimit, qëndroni pranë fëmijës duke i dhuruar dashuri në mënryë që t’i zbutet zemrërimi dhe inati.