Inkurajoni këmbënguljen
Mësojeni vajzën tuaj të shprehë atë që mendon dhe nëse nuk i pëlqen diçka, ta thojë. Për shembull nëse mendon se dikush nuk po e trajton mirë, të ketë guxim t’ja shprehë.
Jini specifike në komplimentet tuaja
Përdorni shembuj konkretë kur vlerësoni vajzën tuaj. Mos i thoni thjesht sa e zonja je, por për shembull: “Sa e zonja je në pikturë/ balet etj”. Kjo do të rrisë vetëbesimin e saj në aftësitë që ka.
Lavdërojini në përputhje me realitetin
Mos e ekzagjeroni me komplimentet që i bëni vajzës suaj. Mos thoni se ajo është gjeni në muzikë, nëse në të vërtetë nuk ka prirje në atë fushë.
Ndihmojeni të kuptojë përse ndonjëherë i ndaloni diçka
Nëse ju nuk e lejoni vajzën një pasdite të dalë të luajë, shpejgojini arsyen përse, për shembull jashtë është ftohtë, ose nuk është mirë me shëndet etj.
Nxiteni të luajë sport
Sporti do ta mbajë vajzën tuaj të shëndetshme dhe do ta ndihmojë të krijojë marrëdhënie shoqërore.
Mësojeni me një imazh të shëndetshëm të trupit
Me revistat dhe videot që shohim kohët e fundit, vajzat do të priren të pëlqejnë dhe lakmojnë vetëm trupat seksi. Por ju duhet t’i rrisni ato me dashuri për veten dhe të vlerësojnë të qënit të shëndetshme jo detyrimisht të bukura.
Tregoni modele pozitive të femrave
Tregojini vajzave figura pozitive si për shembull mjeke, politikane, sportiste etj.
Lexo edhe: 5 fazat e pubertetit qe vajza juaj do te kaloje