ShowBizzz

Bebe Rexha ngjitet përsëri në vendin e parë në top-listën e ‘Billboard’

Në fillim të kësaj vere, artistja shqiptare me famë botërore – Bebe Rexha, publikoi bashkëpunimin “If Only I” me Loud Luxury, Two Friends.

Loud Luxury, Two Friends dhe Bebe Rexha u ngjitën në majën e klasifikimit në top-listën e ‘Dance/Mix Show Airplay’ të datës 19 gusht në Billboard.

Ata e mposhtën Kylie Minogue, e cila qëndroi dy javë në krye të listës me këngën “Padam Padam”, e cila tashmë ka zbritur në vendin e dytë.

Image
Billboard

“If Only I” është kënga e parë për Loud Luxury dhe Two Friends, dhe e dyta numër 1 në Billboard për Rexhën në këtë zhanër.

Bebe Rexha edhe vitin e kaluar kishte arritur të renditej e para në këtë top listë me hitin “I’m Good (Blue)” me David Guetta.

Njëkohësisht, “If Only I” kalon javën e shtatë në top-listën multimetrike “Hot Dance/Electronic Songs” duke u renditur në vendin e 30-të.