Fansat e Selena Gomez pretendojnë se këngëtarja ka ‘thumbuar’ ish-in e saj Justin Bieber në një klip të ri, të cilin e ka shpërndarë në rrjetet sociale për të promovuar këngën e saj, ‘Single Soon’.
Në një video të postuar në ‘Tik Tok’, ajo bëri skenën e famshme hapëse të Sex and the City kur Samantha Jones, e luajtur nga Kim Cattrall, i përgjigjet një telefonate nga i dashuri i saj i martuar, duke thënë: “Përshëndetje! Ka mbaruar, i thashë gruas sime [për ne]!”
Selena u përgjigj: “Kush është ky?” dhe mbylli telefonin.
@selenagomez Single Soon this Friday!