ShowBizzz

A do të marr pjesë Princi Harry në përvjetorin e vdekjes së Elizabeth?

Princi Harry do të qëndrojë në Britani për disa ditë për shkak të përvjetorit të vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, pavarësisht se ishte i përjashtuar nga mbledhja familjare.

Kështu bëjnë të ditur media të ndryshme britanike. Mbreti Charles dhe mbretëresha Camilla pritet të shkojnë në Balmoral, ku do jenë rrethuar nga familja, por pa Harry, transmeton Indeksonline.

Duka i Sussex, siç njihet edhe Princi 38-vjeçar, do të jetë në Britani në fillim të shtatorit për një event për WellChild, një shoqatë bamirësie për fëmijët e sëmurë. Kjo ngjarje zhvillohet një ditë para përvjetorit të vdekjes së Mbretëreshës.

Elizabeth ndërroi jetë më 8 shtator 2022.