LifeStyle

Si ndikon mungesa e hekurit në rënien e flokëve

Hekuri është shumë i rëndësishëm për rritjen e mirë të flokëve dhe shëndetin e tyre.

Njerëzit që përjetojnë humbje të flokëve, shpesh këshillohen dhe kryejmë analiza laboratorike për të verifikuar mungesën e hekurit.

Nuk është e pazakontë që këto analiza gjejnë që hekuri të jetë i ulët sidomos te femrat. Mungesa e hekurit është një nga arsyet kryesore të humbjes së flokëve, bashkë me depresionin dhe stresin.

Hekuri është veçanërisht i ulët te gratë pas lindjes së fëmijëve, por edhe më gjerësisht te njerëzit që nuk arrijnë të marrin shumë hekur në ushqimin e tyre.

Përveç menstruacioneve, ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë që gratë të shfaqin nivele të ulëta të hekurit.

Aktivitetet e forta fizike, madje edhe punët e rënda dhe të vështira, mund të sjellin dëmtime te disa shtresa të lukthit. Kjo mund të çojë në disa lloje të anemive ose humbje të hekurit.

Përveç kësaj, sëmundjet kronike mund të shkaktojnë që trupi juaj të mos arrijë të përthithë sasitë e duhura të hekurit.

Shumë femra shmangin mishin e kuq, i cili është burimi më i mirë i hekurit. Këshillohet të merrni dy racione prej 120 gramë mishi të kuq në javë për të trajtuar problemin me mungesën e hekurit. Kjo sasi e vogël duhet të jetë e mjaftueshme për të ruajtur nivelet e shëndetshme të hekurit.

Nëse nuk e përdorni mishin e kuq, mund të hani fasule, spinaq dhe perime të tjera të gjelbra me gjethe të errëta si burime hekuri. Megjithatë, hekuri i bimëve nuk përthithet plotësisht ndaj duhet të shoqërohet me limon pasi vitamina C ndihmon përthithjen e tij.

Gjithashtu mund të merrni suplemente hekuri. Ato zakonisht shkaktojnë kapsllëk, prandaj preferohen dozat e vogla me veprim të ngadaltë.