ShowBizzz

Gati qirinjtë! Flor Mumajesi feston sot datëlindjen e tij të…

Kantautori dhe këngëtari i njohur Flor Mumajesi sot feston datëlindjen e tij të 41-të.

Këngëtari mori disa urime nga kolegët dhe miqtë e tij, dy nga urimet e para në mesnatë i ka marrë nga dy shokët e tij më të mirë, Bruno dhe Klajdi Haruni.

Këngëtari është vlerësuar nga publiku për tekstet e këngëve të shumta, si edhe për zërin e tij të veçantë.

Përsa i përket jetës private, këngëtari është treguar gjithmonë i rezervuar, duke mos konfirmuar asnjë lidhje dashurie apo duke mos zbuluar asgjë rreth jetës së tij.

Ndërkaq mbetet për t’u mësuar vendi ku do të organizohet festa e datëlindjes.