ShowBizzz

Prishet raporti mes Sarës e Dafinës?

Një gjë që ka lënë përshtypje ka qenë raporti i mirë mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit.

Përkundër lidhjes së tejkomentuar të dikurshme të Ledrit me Dafinën, vajzat u bënë më pas shoqe të mira duke u parë jo rrallë në shoqëri të njëra-tjetrës.

Por, diçka në këtë raport duket se ka lëvizur.

Ndjekësit e kanë vënë re së fundmi se ato nuk ndiqen më me njëra-tjetrën në Instagram, shenjë kjo e qartë e një raporti jo të mirë.

Nuk dihet arsyet përse nuk ndiqen më Dafina dhe Sara.