ShowBizzz

Angelina Jolie bëri një tatuazh në gishtin e mesit, një dedikim për Brad Pitt?

Pavarësisht nëse ka veshur apo jo veshje të përshtatshme për sezonin, nuk ka dyshim se poshtë çdo lloj palltoje apo xhakete, Angelina Jolie ka ende koleksionin e saj mbresëlënës të tatuazheve.

Dhe sot, Entertainment Tonight raporton se ajo sapo shtoi në grupin e shumë tatuazheve edhe dy të rinj në secilin nga gishtat e mesit.

Artisti i famshëm i tatuazheve Mr. K, i cili punon në Bang Bang, në New York, ndau një foto në Instagramin e tij, duke premtuar se do të ketë një zbulim së shpejti. Imazhi tregonte duart e hapura të Jolie me dy shufra të paqarta mbi gishtat e mesit dhe natyra e fshehtë e postimit bëri që shumë njerëz të spekulonin se vizatimi i ri kishte të bënte me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt.

Mr. K nxitoi t’i sigurojë të gjithë se nuk është kështu, duke komentuar: “Nuk ka lidhje me Brad Pitt”. Pastaj premtoi se do të postonte tatuazhin aktual “shumë shpejt“.