ShowBizzz

John Legend dhe Chrissy Teigen blejnë shtëpi të re 5 milionë dollarëshe

Çifti i famshëm John Legend dhe Chrissy Teigen kanë blerë një shtëpi të re në lagjen “West Hollywood” të Los Anxhelosit, shtëpi kjo që iu kushtoi 5.1 milionë dollarë.

E ndërtuar në vitin 1930, shtëpia përbëhet prej 3 mijë e 440 metra katrorë, ku është e kombinuar arkitektura moderne me elementet natyrore, shkruan Mansion Global.

Shtëpia ka kopshte kuverta dhe tarraca të shumta në natyrë që përfshijnë më shumë se 2 mijë metra katrorë dhe një pishinë.

Hapësira e brendshme është e ndarë në katër dhoma gjumi, katër tualete, dhoma ndenjeje, ngrënieje si dhe një kuzhinë, poashtu është e pajisur me pajisje shtëpiake inteligjente dhe është vetëm disa hapa larg dyqaneve dhe restoranteve të njohura në Los Angeles.

Përveq kësaj çifti së fundmi bleu edhe një apartament në Manhattan.