Lajme

Kreu i degës së PD Lezhë, Alfrida Marku ngre çështjen e 70 familjeve pa ujë në Zejmen

Kryetarja e degës së PD LEZHË dhe këshilltarja e Këshillit bashkiak, Alfrida
MARKU ka ngritur çështjen e 70 familje të fshatit Markatomaj në Njesinë Administative Zejmen vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të abuzimeve në zbatimin e projektit të ujësjellësit.

📌Mbi 70 familje të fshatit Markatomaj në Njesinë Administative Zejmen vuajnë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, për shkak të abuzimeve në zbatimin e projektit të ujësjellësit. Bashkia Lezhë duhet të sqarojë qytetarët se ku kanë përfunduar 3 milionë dollarë nga taksat tona⁉️

3 vite më parë, kryetari i propagandës premtonte se me projektin 3 milionë dollarë të Bashkisë Lezhë do të zgjidhej përfundimisht furnizimi me ujë të pijshëm në fshatrat Tresh-Spiten-Markatomaj-Zejmen-Pllanë.
➡️(linku në fund, sipas njoftimit në faqen zyrtare të Bashkisë Lezhë).

Institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë!
Drejtuesit e Bashkisë Lezhë kanë “hartuar ” një projekt për të cilin nuk u ka interesuar zbatimi i drejtë i tij, por abuzimi me fondet e vëna në dispozicion duke sjellë si pasojë mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm në fshatin Markatomaj❗️
Jo vetëm kaq, por banorët pohojnë që paguajnë faturat e ujit të pijshëm. Paguajnë një shërbim që nuk i marrin❗️

Askush nuk duhet lejuar të abuzojë me fondet publike, me taksat që secili nga ne paguan për të marrë shërbime më të mira, standart të pranueshëm jetese.
Duke kërkuar llogari e ndëshkuar papërgjegjshmërinë i japim fund edhe një dekade politikbërje e qeverisje nëpërmjet propagandës fyese ndaj qytetarëve taksapagues.

Në emër të grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike, do kërkoj zyrtarisht Institucionit të Bashkisë Lezhë sqarime mbi problemin e banorëve të fshatit Markatomaj, por edhe mbi ecurinë e projekteve me vlerë disa miliarda lekë për ndërtimin e ujësjellësave të premtuar në kuadër të propagandës, që mesa duket janë burim abuzimesh nga drejtues të Bashkisë Lezhë e jo zgjidhje e problemit.

#PolitikaËshtëSHËRBIM
#QeverisjaËshtëLLOGARIDHËNIE

➡️ https://lezha.gov.al/ne-lezhe-brenda-dy-viteve-do-zgjidhen-problemet-e-ujit-te-pijshem-dhe-kanalizimet-e-ujerave-te-bardha/